I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Libinë tha të premten se tri ditët e negociatave politike në Gjenevë me qëllim të arritjes së paqes në shtetin afrikan kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.
Bisedimet që filluan më 26 shkurt e sollën vetëm agjendën për rundin e ri të bisedimeve, por jo edhe ndonjë hap konkret për arritjen e armëpushimit. Kështu tha Ghassan Samashe, përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara në Libi.
“Ka shkelje serioze të marrëveshjes në 24 orët e kaluara”, tha Salame, duke theksuar se aeroporti në Tripoli dhe disa pjesë të tjera të kryeqytetit janë bombarduar nga forcat e gjeneralit Khalifa Hakftar, të cilat po mundohen ta rrëzojnë nga pushteti qeveritë e përkrahur nga komuniteti ndërkombëtar.
Salame gjithashtu tha se do t’i ftojë palët e konfliktit për rundin e dytë të bisedimeve në Gjenevë muajin e ardhshëm dhe do të përpiqet të kuptojë pse gjashtë përfaqësues të Këshillit të Lartë Shtetërorë u larguan nga rundi i parë i bisedimeve papritmas, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Që nga rrëzimi i Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia udhëhiqet pjesërisht nga dy pushtete paralele. Gjenerali Haftar e kontrollon pjesën lindore të vendit dhe e gëzon përkrahjen e Egjiptit, Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa Qeveria e Akordit Kombëtar e kontrollon Tripolin dhe njihet si legjitime nga Kombet e Bashkuara.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...