Përfundojnë gjysmëfinalet të grupit A të Europe Cup në "Minatori", finalja të premten - Gazeta Express
string(82) "perfundojne-gjysmefinalet-te-grupit-a-te-europe-cup-ne-minatori-finalja-te-premten"

Basketboll

Gazeta Express

28/09/2022 23:43

Përfundojnë gjysmëfinalet të grupit A të Europe Cup në “Minatori”, finalja të premten

Basketboll

Gazeta Express

28/09/2022 23:43

Në Mitrovicë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Grupit A të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Në sfidën e parë, skuadra belge, Antwerp shënoi fitore ndaj Petrolina AEK me rezultat 76:60, duke u kualifikuar në finale, ku do të përballet me Sportingun, që në një ndeshje tepër interesante mundi Gottingenin 84:83, me një gjuajtje të lirë në sekondën e fundit.

Lexo Edhe:

Ndeshja finale zhvillohet të premten nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në grupet e kësaj gare evropiane.