Përfundimisht, sa shpesh duhet të pini alkool që të keni përfitime shëndetësore?


Gazeta Express
8 Korrik 2019 19:22

Debati rreth benefiteve shëndetësore të alkoolit është duke vazhduar. Përderisa disa studime thonë se konsumimi i moderuar i alkoolit ndikon në jetëgjatësi, një studim tjetër tregon se konsumimi i alkoolit nuk ka asnjë benefit për shëndetin e njeriut, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Sipas disa studieve, 2-7 gota verë në javë ndikojnë në zvogëlimin e depresionit dhe stresit, gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sheqerit.

Gjithsesi, studimi i fundit, më i madhi i bërë ndonjëherë për të studiuar efektet e alkoolit, ka përdorur informacione të 8.000 personave të lindur nga viti 1931 deri në vitin 1941. Që nga viti 1992, hulumtuesit kishin koleksionuar informacione të pjesëmarrësve në lidhje me shprehitë e konsumimit të alkoolit. Ata i kishin ndarë këta pjesëmarrës në katër kategori: ata që nuk kanë pirë fare, ata që pijnë pak, ata që pijnë shumë dhe ata që janë të varur nga alkooli.

Sipas rezultateve, personat që pijnë pak, duke iu referuar atyre që pijnë  një ose dy gota në javë janë më pak të rrezikuar nga vdekje në krahasim me ata që nuk konsumonin fare alkool. Sipas këtij studimi, personat që nuk pinin fare alkool kishin shkallën më të lartë të rrezikut për vdekje.

Autorët e këtij hulumtimi tregojnë se ky studim është preliminar, dhe njerëzit nuk duhet të mbështeten ne të. Studimi u publikua në revistën “Alcoholism: Cinical and Experimental Research”. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart