Përfundimisht, a mund të infektoheni dy herë nga koronavirusi - Gazeta Express
string(60) "perfundimisht-a-mund-te-infektoheni-dy-here-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

08/10/2020 11:43

Përfundimisht, a mund të infektoheni dy herë nga koronavirusi

Gazeta Express

08/10/2020 11:43

Ekspertët kanë pohuar se infektimi për herë të dytë me koronavirus duket i mundur, por ende nuk dihet me siguri se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë.

Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova për persona që janë infektuar për herë të dytë. Gjetjet nuk janë botuar në asnjë revistë shkencore. Shkencëtarët kanë treguar se këta persona kishin përjetuar simptoma të lehta , gjë që ka bërë ata të sugjerojnë se infektimi për herë të dyte mund të jetë më i lehtë në krahasim me herën e parë.

Lexo Edhe:

Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit, që e kanë kaluar një herë këtë sëmundje mund të përfitojnë një lloj imuniteti ndaj këtij infeksioni.

Deri tani ende është e paqartë edhe çështja se nëse ata persona, të cilët janë infektuar për herë të dytë mund ta përhapin virusin tek personat e tjerë.

Kjo përbën një arsye tjetër pse shkencëtarët vazhdimisht bëjnë thirrje, që të respektohen masat e mbrojtjes nga COVID-19 duke vendosur maska, distancë fizike dhe duke ruajtur higjienën./voa /Gazeta Express