Përfshihet nga flakët për të dytën herë banesa në Elbasan - Gazeta Express
string(57) "perfshihet-nga-flaket-per-te-dyten-here-banesa-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 8:47

Përfshihet nga flakët për të dytën herë banesa në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 8:47

Një zjarr ka shkrumbuar mbrëmjen e djeshme një banesë në Elbasan e ndërtuar e gjitha prej druri. Burime jo zyrtare bënë me dije se banesa e djegur është në pronësi të shtetases me iniciale L. H.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës banesa është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Edhe më herët një banese prej druri të shtetases L.H. i ishte vënë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Lexo Edhe:

Dyshohet se zjarrvënia e përsëritur mund të jetë kryer nga ana e disa personave të njohur nga e dëmtuara me të cilët ka pasur konflikte.

Gjithsesi hetimi policor pritet të identifikojë autorët e zjarrvënies dhe të sjellë vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.