Një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Zheje të Kurbinit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Pranë magazinës ndodhen edhe tri banesa të cilat rrezikohen nga flakët.
Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.
Ndërkohë, banori Can Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.
Banorët kanë asistuar vetë në fikjen e zjarrit.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...