Përfshihet në aksident rrugor aktori i humorit Albano Bogdo


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 20:20

Momente frike për aktorin Albano Bogdon. Ai është përfshirë në një aksident pranë një semafori tek zona e ish parkut të autobuzave në Rrugën e Kavajës.

Makina Taksi me të cilën udhetonte është përplasur me një mjet tjetër tip Ford që po lëvizte përpara tyre.

Aktori ka dalë i tronditur nga taksia pas përplasjes së makinave dhe siç shihet në foto është ulur në trotuar në cep të rrugës në perpjekje për të marrë veten.

Fatmirësisht aksidenti veç dëmeve materiale të dy makinave nuk ka sjellë lendime serioze tek aktori./vizion plus

Te fundit


Kthehu lart