Performanca e plotë ‘live’ e Jonidës që e kualifikoi Shqipërinë në finalen e Eurovision


Gazeta Express
17 Maj 2019 11:23

Jonida ka shkëlqyer me performancën e saj në Eurovision në natën e dytë gjysmëfinale që është mbajtur mbrëmë.

Jonida Maliqi ka arritur që ta kualifikoi Shqipërinë në finalen e festivalit të këngës evropiane, Eurovision.

Ajo është paraqitur me këngën ‘Ktheju Tokës’, ndërsa ka shkëlqyer me performancë dhe vokal fantastik, me të cilën ka impresionuar evropianët dhe ka arritur të mbledhë votat për të kaluar në finale.

Edhe reagimet në internet kanë qenë ndër më të mirat për performancën e Shqipërisë, shumica duke falënderuar Jonidën pasi ‘i ka shpëtuar’ nga këngët gjenerike të cilat janë kënduar në këtë natë të dytë gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Jonida Maliqi – Ktheju Tokës – Albania – LIVE – Second Semi-Final – Eurovision 2019

Jonida do të bëjë performancën e njejtë në finalen e cila do të mbahet të shtunën në Tel Aviv dhe është ndër këngët më ndryshe të prezantuara këtë vit e ndjëkohësisht edhe ndër më të pëlqyera./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart