Përfaqësuesit e Romës në Spanjë, e duan Januzajn sa më shpejt - Gazeta Express
string(60) "perfaqesuesit-e-romes-ne-spanje-e-duan-januzajn-sa-me-shpejt"

Përfaqësuesit e Romës në Spanjë, e duan Januzajn sa më shpejt

Gazeta Express

24/01/2020 10:57

Përfaqësuesit e Romës raportohet se kanë udhëtuar në Spanjë për ta nisur fazën finale të negociatave me Real Sociedadin për transferimin e anësorit Adnan Januzaj në formë huazimi, me opsionin për ta blerë në fund.

Sipas disa mediumeve të ndryshme në Tiali – Sportitalia, Sky Sports Italia, Calcio Mercato – një delegacion i zyrtarëve të klubit verdhekuq ndodhen në Spanjë sot për negociatat me Real Sociedadin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti vlerësohet 12 deri në 15 milionë euro dhe dy palët duhet të vendosin sot se çfarë përqindje e kësaj shume do të paguhet për huazimin dhe pastaj çfarë përqindje do të lihet për opsionin për blerje.

Roma është në kërkim të Januzajt, pasi që i duhet një zëvendësues për Nicolo Zaniolon, i cili do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi që i ka këputur ligamentet e gjurit dhe e ka dëmtuar meniskusin.

Januzaj do t’i mbushë 25 vjeç këtë muaj dhe ai ka qenë i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Milan. Megjithatë, kuqezinjtë mund ta transferojnë atë vetëm nëse e shesin Suson fillimisht.

Kontrata e belgut me origjinë nga Kosova, Januajt, me Real Sociedad do të skadojë në qershor të vitit 2022 dhe ai ka qenë pjesë e klubit spanjoll që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Manchester Unitedi për 8.5 milionë euro.

Deri më tani këtë sezon, Januzaj ka kontribuar me katër gola dhe katër asiste në 13 paraqitjet e tij nëpër ndeshje të La Ligës dhe Kupës së Mbretit. /Gazeta Express/