Përfaqësuesit e fermerëve e bllokojnë rrethin e "Dragodanit", e derdhin qumështin në rrugë - Gazeta Express
string(87) "perfaqesuesit-e-fermereve-e-bllokojne-rrethin-e-dragodanit-e-derdhin-qumeshtin-ne-rruge"

Përfaqësuesit e fermerëve e bllokojnë rrethin e “Dragodanit”, e derdhin qumështin në rrugë

Gazeta Express

29/09/2020 13:48

Rruga te rrethi në lagjen “Dragodan” të Prishtinës është vërshuar nga qumështi. Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit e kanë bllokuar rrugën, ndërkaq në të e kanë derdhur qumështin.

Me këto veprime, ata kanë shprehur pakënaqësi meqë thonë se nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, te Mensa e Studentëve e në fund për t’u ndalur te Qeveria e Kosovës.

Lexo Edhe:

Protesta vjen për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo protestë nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo, organizatori i kësaj proteste Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalë vetë dhe se nuk ka të drejtë askush t’i pengojë.