Perez “i lumtur” për Barcelonën – uron ata për transferët - Gazeta Express
string(53) "perez-i-lumtur-per-barcelonen-uron-ata-per-transferet"

Perez “i lumtur” për Barcelonën – uron ata për transferët

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 20:19

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur për rivalët e tij të përjetshëm pas fitimit të Superkupës së UEFA-së

Florentino Perez dhe Joan Laporta janë rivalë në fushë, por ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin kur është e nevojshme kjo të ndodh.

Lexo Edhe:

Nëse ka ndonjë dyshim për marrëdhëniet e tyre të mira, atëherë shikoni urimet e Perezit kur ai u pyet për situatën e tanishme të Barcelonës, duke ju dhënë atyre qetësi.

“Ata do të kalojnë këtë me siguri”, tha presidenti i Real Madridit për El Chiringuito. “Në jetë, kemi gjendje të mira dhe të këqija ekonomike. Barcelona është njëri prej klubeve më të mëdha në botë. Ata ndoshta mund të jenë duke kaluar nëpër një situatë të vështirë por ata kanë mekanizmat e tyre për t’ja dalë. Ne gjithmonë i dëshirojmë më të mirat e mundshme futbollit spanjoll”, tha ai.

Mundësia për ta transferuar Lewandowskin

“La Liga mund të jetë një drejtor sportiv i Barcelonës. Ata tregojnë së me kënd mund të nënshkruani kontratë dhe me kënd nuk mundeni”, tha Perez.

“Barcelona është një klub i madh. Për mendimin tim, ne jemi dy klubet më të mëdha në botë dhe kur ne luajmë El Clasicon, atë e shikojnë 600 milionë njerëz”.

“Ne mund të shikonim për të nënshkruar më të, por ai është aq lojtar i mirë saqë nuk të vije falë. Kur vjen Lewandowski, çdo gjë që është mirë për ligën spanjolle është mirë për të gjithë”, tha ai kur është pyetur për kalimin në Barcelonë të Lewandowskit.

Sa i përket marrëdhënieve të tij me Presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, Perez foli me dashamirësi për rikthimin në sport të rivalit të tij.

“Bareclona është një klub që vlen shumë para dhe ata kanë kaluar nëpër një kohë të keqe”, tha ai.

“Ju duhet të bëni gjërat që duhet bërë kur jeni në një situatë të keqe. Laporta ka qenë në klub për më shumë së një vit, gjërat nuk rregullohen për një natë. Mbajeni qetësinë dhe do të shikoni një El Clasico të madhe. Në nuk bisedojmë çdo ditë por vetëm kur na shqetëson ndonjë gjë. Ne kemi marrëdhënie të mira”, tha tutje spanjolli.

Barcelona ia delegoi votën Real Madridit

Siç është raportuar nga Manuel Malagon i MARCA Confidencial, Barcelona ia kishte deleguar votën Real Madridit në asamblenë e La Ligës në përputhje me marrëveshjen me EA Sports, sponsorin e ri të garës për titull.

Takimi i forcoi edhe më shumë marrëdhëniet e mira të Barcelonës dhe Real Madridit. Blaugrana nuk dërgoi asnjë delegatë për të votuar.

Komplimenti i fundit i Florentinos

Fitorja e Real Madridit kundër Frankfurtit në Super Kupën e UEFA ishte titulli i 30-të nën udhëheqjen e Perez (23 prej të cilave erdhën gjatë kohës së dytë kur ai e drejton këtë klub).

Pas fitores, Perez edhe njëherë deklaroi që shpreson që Barcelona të dalë nga situata e tanishme e tyre.

“Barcelona… ka sezone që ne të gjithë bëjmë mirë ose keq, por Barcelona është njëri prej institucioneve më të rëndësishme në botë për futboll bashkë me Madridin, duhet të rikthehet e të jetë ajo çfarë ata janë, për të mirën e futbollit në botë”, tha ai.

Sa i përket skuadrës së tij, Real Madridit, Perez shpreson që Carlo Ancelotti të vazhdon me drejtimin e saj të suksesshëm.

“Ancelotti e menaxhon këtë skuadër shumë mirë, ai është një pjesë e rëndësishme e suksesit me të cilin ne filluam sezonin e ri, e që tjetri fillon me shumë entuziazëm këtë të diel”, tha Perez për Movistar.

“Këtë vit është e vërtetë që gjithçka ka shkuar mirë për ne dhe askush nuk mund të jetë i pakënaqur, por ne duhet ta vazhdojmë punën, çdo ditë ne duhet të punojmë për të ardhmen tonë”.

Derisa Perez ishte në rregull me urimet e tij për Barcelonën gjatë këtyre kohërave të këqija, ai po ashtu ishte i vetëdijshëm për fitoret e skuadrës së tij.

“Ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha gjatë jetës sonë por ne do të punojmë që t’i japim sa më shumë festë tifozëve tonë, jemi në një situatë optimale tani”, shtoi ai. /GazetaExpress/