Ditën e Enjte rrjeti social Twitter tha se përdoruesit tashmë mund tu japin bakshish krijuesve në rrjetin social duke përdorur bitcoin.
Kompania solli një funksionalitet të tillë në muajin Maj si një mënyrë për të ndihmuar krijuesit të gjenerojnë të ardhura nga ndjekësit për përmbajtjet që postojnë në Twitter.
Tashmë rrjeti social është i gatshëm ta lançojë dhe nga dita e sotme do të jetë globalisht i disponueshëm në iOS ndërsa në Android në javët në vijim.
Më përpara përdoruesit mund të jepnin bakshish duke përdorur monedhat zyrtare përmes platformës së pagesave Square dhe Venmo. Me integrimin e portofolit lightning të bitcoin Strike, krijuesit mund të pranojnë bakshish edhe në bitcoin.
Twitter do të ofrojë një opsion për vendosjes së adresës bitcoin për të pranuar dhe dërgues kriptomonedha. Përmes këtij funksionaliteti Twitter nuk do të marrë asnjë qindarkë tha platforma.
Së fundi rrjeti social tha se po eksperimenton me një funksion ku përdoruesit mund të verifikojnë dhe shfaqin koleksionet e tyre NFT në platformë. /PCWorld Albanian