Përdoruesit e Android janë shoferë më të mirë se përdoruesit e iPhone - Gazeta Express
string(69) "perdoruesit-e-android-jane-shofere-me-te-mire-se-perdoruesit-e-iphone"

Përdoruesit e Android janë shoferë më të mirë se përdoruesit e iPhone

AutoTech

Gazeta Express

10/05/2022 1:22

Një studim së fundi ka zbuluar natyrën e njerëzve që përdorin telefonat iPhone dhe atyre që përdorin telefona Android.

Sipas këtij studimi përdoruesit e Android janë vlerësuar më mirë se përdoruesit e iPhone.

Lexo Edhe:

Bazuar në gjetjet e publikuara në Jerry, një krahasues i sigurimit të makinave smartphone, përdoruesit e Android janë shoferë më të mirë se përdoruesit e iPhone.

Raporti thotë se kishte analizuar sjelljen e vozitjes se 20 mijë shoferëve të mbledhura gjatë 13 milionë kilometrave në vozitje.

“Jerry analizoi të dhënat e mbledhura nga 20 mijë shoferë gjatë 13 milionë kilometrave në vozitje gjatë një periudhe 14-ditore. Të dhënat gjeneruan një rezultat të përgjithshëm të drejtimit, si dhe nën-pika për përshpejtimin, shpejtësinë, frenimin, kthesën dhe shpërqendrimin. Më pas i grupuam rezultatet sipas sistemit operativ të smartfonëve dhe karakteristikave të ndryshme demografike”, thuhet në raport.

Aty u gjet se përdoruesit e iphone kanë më shumë gjasa të kontrollojnë telefonat e tyre gjatë vozitjes se sa përdoruesit e Android.