Përdorimi i Facebook-ut mund të ketë benefite për shëndetin mental


Gazeta Express
9 Korrik 2019 9:07

Zakonisht thuhet se përdorimi i platformave të mediave sociale mund të përkeqësojë shëndetin mental të një personi, mirëpo një hulumtim i fundit e thotë të kundërtën. Sipas këtij hulumtimi në të vërtetë, përdorimi i medias sociale mund ta zvogëlojnë rrezikun e përjetimit të ankthit dhe depresionit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Sipas shumë studimeve të deritanishme, mediat sociale mund të shkaktojnë vetmi, depreson dhe stres. Sipas një studimi të bërë këtë vit, heqja dorë nga facebook-u mund ta përmirësojnë mirëqenien psikike.

Së fundmi, Keith Hampton, i cili është profesor i medias dhe inforacionit në Universitetin e Michigan-it, ka analizuar efektet e përdorimit të Facebooku-ut nga të rriturit dhe ky studim ka rezultuar se përdorimi i tij në shumicën e pjesëmarrësve zvogëlon stresin dhe depresionin.

Sipas profesor Hampton, problemi i studimeve të mëparshme ka qenë, se hulumtuesit janë fokusuar vetëm në efektin që media sociale ka në studentë dhe të rinjë.

“Të kryesh një studim vetëm me njerëz të rinj, kryesisht studentë dhe të dalësh më raporte se media sociale ka një efekt negativ në shëndetin mental nuk është e arsyeshme”, tha profesor Hampton.

Në studimin e bërë nga profesori Hampton dhe kolegët e tij, kanë përdorur informacione të 5129 personave, të cilët janë pyetur në lidhje me shprehitë e tyre me Facebook-un, kohën që e kalojnë n të dhe efektet që ai ka në shëndetin mental.

Sipas gjetjeve të këtij hulumtimi, 63% e këtyre personave që përdorin media sociale nuk ishin prekur kurrë nga ndonjë çrregullim i lidhur me depresionin apo ankthin. Këta persona ishin njerëz familjarë, dhe rrjetet sociale i përdornin për të komunikuar me familjarët e tyre dhe për të lexuar artikuj mbi shëndetin e përgjithshëm.

“Efekti i përdorimit të mediave sociale padyshim që varet nga qëllimi për të cilin i përdorim, mirëpo në përgjithësi nuk mund të thuhet se është shkaktar i depresionit, stresit apo çrregullimeve të tjera psikike tek njerëzit”

Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart