Përballje interesante në elitën e basketbollit - Gazeta Express
string(46) "perballje-interesante-ne-eliten-e-basketbollit"

Basketboll

Gazeta Express

08/12/2023 12:21

Përballje interesante në elitën e basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

08/12/2023 12:21

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë. Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore. Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.

Lexo Edhe:

Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.

Të dielën Istogu do të ndeshet me Pejën. Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.

Superliga-Java 12

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi

19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina

E diel

17:00 Istogu-Peja

19:00 Trepça- Proton Cable Prizreni