“Perandoria Osmane e Erdoganit”, provokon revista turke: Kosova brenda Turqisë - Gazeta Express
string(74) "perandoria-osmane-e-erdoganit-provokon-revista-turke-kosova-brenda-turqise"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2021 12:58

“Perandoria Osmane e Erdoganit”, provokon revista turke: Kosova brenda Turqisë

Lajme

Gazeta Express

18/03/2021 12:58

Revista satirike turke “Misvak” ka publikuar një hartë, e cila shkaktoi mjaft reagime në vendet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Harta përfshin si pjesë të Turqisë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa zgjerohet edhe në lindjen e Mesme me Irakun dhe Sirinë.

Lexo Edhe:

“Nëse kjo hartë do të vizatohet, atë e bëjmë ne”, shkruan “Misvak” duke postuar mbi hartë edhe figurën e Erdoganit.

Ky postim satirizon qasjet ekspansioniste të Turqisë erdoganiste në Ballkan dhe rajon, megjithatë në pamje të parë ka krijuar alergji në shtetet që kanë qenë të pushtuara nga Perandoria Osmane.