Për të tretën herë, ekipi i boksit nuk lejohet të hyjë në Serbi - Gazeta Express
string(62) "per-te-treten-here-ekipi-i-boksit-nuk-lejohet-te-hyje-ne-serbi"

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 13:25

Për të tretën herë, ekipi i boksit nuk lejohet të hyjë në Serbi

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 13:25

Delegacioni i boksit i Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi as sot, në tentimin e tyre të tretë, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi

Lexo Edhe:

Ditën e djeshme, ekipi i boksit u ndalua dy herë të kalonte kufirin me Serbinë. Fillimisht ata u ndaluan dhe iu kërkua të linin tutat sportive ku kishte simbole të shtetit të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës nuk pranoi, teksa kjo alarmoi edhe AIBA-n, që kërkoi nga Serbia ta trajtonte Kosovën si të gjitha vendet tjera pjesëmarrëse.

Ekipi i Kosovës provoi edhe njëherë mbrëmë, pa simbolet e shtetit të Kosovës, por sërish nuk u lejuan.

Kujtojmë se Botërori fillon sot, ndërsa Kosova synonte të merrte pjesë me tre boksierë. /Gazeta Express/