Për të gjithë që sot planifikoni të shkoni në Gostivar, ka ndryshime në komunikacion - Gazeta Express

Për të gjithë që sot planifikoni të shkoni në Gostivar, ka ndryshime në komunikacion

Ballina

Gazeta Express

21/08/2019 9:59

Për shkak të aktiviteteve ndërtimore në pikëpagesën në Tetovë, rruga Gostivar-Tetovë sot do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit.

Ndryshim të regjimit të komunikacionit ka edhe në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, pjesa Petrovec-Katllanovë. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në kalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa në kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.