Për shkak të këtij teksti, Naser Qeli mbrëmë në mesnatë theu derën e Gazetës Express dhe kërcënoi stafin me vrasje - Gazeta Express
string(113) "per-shkak-te-ketij-teksti-naser-qeli-mbreme-ne-mesnate-theu-deren-e-gazetes-express-dhe-kercenoi-stafin-me-vrasje"

Për shkak të këtij teksti, Naser Qeli mbrëmë në mesnatë theu derën e Gazetës Express dhe kërcënoi stafin me vrasje

Gazeta Express

11/10/2020 16:00

Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e Gazetës Express dhe është futur brenda redaksisë.

Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët e Gazetë Express me vrasje.

Lexo Edhe:

Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit.

Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin. /Express/