Për shkak të heqjes së tarifave prej 4 cent për importin e miellit, mullisët e Kosovës e ndalojnë prodhimin - Gazeta Express
string(108) "per-shkak-te-heqqjes-se-tarifave-prej-4-cent-per-importin-e-miellit-mulliset-e-kosoves-e-ndalojne-prodhimin1"

Gazeta Express

31/03/2020 16:49

Për shkak të heqjes së tarifave prej 4 cent për importin e miellit, mullisët e Kosovës e ndalojnë prodhimin

Gazeta Express

31/03/2020 16:49

Shoqata e Mullisëve të Kosovës publikisht ka shprehur kundërshtimin  për vendimin e Ministres së Ekonomisë për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Kjo shoqatë nuk pajtohet me vendimin e Ministrisë dhe sipas tyre kjo i vendosë ata në pozitë jo të drejtë në tregun e Kosovës.

Lexo Edhe:

Rrjedhimisht kjo situatë i vendos përpunuesit e grurit në Kosovë në pozitë jo të drejtë në tregun e Kosovës dhe rrezikon egzistencën e tyre. Në rast të tillë, përpos përpunuesve të grurit të cilët rrezikojnë të mbyllen, do të afektohet komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë e mbi 40 mijë bujqëve prodhues të grurit”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi në të kundërtën prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin.

“Kërkojmë nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga Znj. Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin evendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020. Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit”, thuhet në reagim.

Shoqata e Mullisëve të Kosovës
Shumë punëtor të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimi të grurit në Kosovë si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve, respektivisht bujqëve do të mbesin pa punë. Kështu do të rritet papunësia në Kosovë; Duke mos pas mundësi përpunuesit e grurit në Kosovë të konkurojnë me produkte të subvencionuara që importohen në Kosovë, në këtë rast mielli,
prodhuesit dhe përpunuesit vendor do të mbyllen. Në këtë mënyrë, afektohet siguria e ushqimit në Kosovë si dhe do të rritet varshmëria e
Republikës së Kosovës nga importet për produktin elementar me të cilin ushqehet popullata e saj.

Andaj, me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve sërbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkojmë nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga Znj. Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin evendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020.

Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit.

Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojme më në detaje rreth situatës aktuale në lidhje me çeshtjen e përmendur më lartë.