Për një javë, nga 1,500 në gati 500 raste aktive me koronavirus në vend - Gazeta Express
string(69) "per-nje-jave-nga-1500-ne-gati-500-raste-aktive-me-koronavirus-ne-vend"

Për një javë, nga 1,500 në gati 500 raste aktive me koronavirus në vend

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 21:32

Në Kosovë, numri i rasteve aktive të infektuar me koronavirus ka rënë nën 1000, respektivisht 627, përderisa para një jave vendi kishte 1.511 të infektuar aktiv.

Përbrenda kësaj jave, bazuar në përmbledhjen e komunikatave të përditshme të IKSHPK’së lidhur me rastet, janë shëruar 968 persona nga virusi korona, derisa përbrenda kësaj periudhe janë infektuar vetëm 95 qytetarë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, shtatë persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 përbrenda më se shtatë ditësh.

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të reja me virusin korona, derisa 116 janë imunizuar nga ky virus.

Ministria  e Shëndetësisë, po ashtu, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 2 mijë e 674 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19. Ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Tani qytetarët kanë filluar që ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës, teksa me prioritet janë qytetarët e të gjitha moshave që kanë sëmundje kronike. 

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke u zhvilluar në qendrën “1 Tetori”, në Prishtinë si dhe në QKMF-të e komunave të vendit. /Gazeta Express/