Për nëntë muaj, 98 vepra penale të dhunës në familje - Gazeta Express
string(51) "per-nente-muaj-98-vepra-penale-te-dhunes-ne-familje"

Gazeta Express

29/09/2020 17:29

Për nëntë muaj, 98 vepra penale të dhunës në familje

Gazeta Express

29/09/2020 17:29

Gjatë këtij viti, deri më 21 shtator, janë regjistruar gjithsej 98 vepra penale në lidhje me dhunën në familje, prej të cilave 61 me lëndime trupore, ndërsa në 37 raste ishte rrezikuar siguria e viktimave, nënvizon departamenti i analizave pranë SPB Tetovë.

Prej viktimave, 72 janë femra, 30 janë meshkuj, katër janë bashkëshortë 11 nëna, nëntë baballarë, katër ish-bashkëshorte, 10 gra të pamartuara si dhe 28 persona të tjerë.

Lexo Edhe:

“Gjithsej 85 meshkuj dhe 16 ferma ishin të përfshirë, nga të cilët 29 janë bashkëshortë, 5 bashkëshorte, 17 djem, 3 nëna, 4 baballarë, 1 ish- bashkëshorte, 3 ish-bashkëshortë, 10 bashkëshortë jashtëmartesor dhe 28 persona të tjerë. Në 85 prej veprave penale shkaku i dhunës në familje ishte çrregullim nervor, në 12 raste alkooli dhe në 1 rast arsyeja ka qenë droga, ndërsa në 93 të numrit të përgjithshëm të krimeve u përdor forcë fizike”, thekson zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në SPB Tetovë, regjistroi gjithashtu 166 ankesa në lidhje me dhunën në familje nga të cilat 148 nga abuzimi psikologjik, 17 nga abuzimi fizik dhe një nga motivet ekonomike.

Ndër autorët e përfshirë nga ankesat, pjesa më e madhe janë meshkuj (136), ndërsa shkaku më i zakonshëm është çrregullim nervor. Në mesin e viktimave u regjistruan 100 femra dhe 69 meshkuj, mes tyre 24 janë fëmijë dhe 41 janë prindër, viktima të dhunës në familje.