Për kontrabandimin me kokainë nga Kolumbia përmes Madridit deri tani janë arrestuar pesë persona - Gazeta Express
string(96) "per-kontrabandimin-me-kokaine-nga-kolumbia-permes-madridit-deri-tani-jane-arrestuar-pese-persona"

Gazeta Express

24/12/2019 13:31

Për kontrabandimin me kokainë nga Kolumbia përmes Madridit deri tani janë arrestuar pesë persona

Gazeta Express

24/12/2019 13:31

Gjithsej pesë persona, tre prej tyre në Spanjë dhe dy në vendin tonë, janë arrestuar ndërsa dy të tjerë, një turk dhe një shtetas grek kërkohen si anëtarë dhe të përfshirë në një grup kriminel ndërkombëtar e cila në mënyrë të kundërligjshme ka blerë dhe shitur kokainë.

Në këtë rast bëhet fjalë për 700 kilogramë kokainë të blera nga Kolumbia, e cila përmes Spanjës është destinuar për në vendet e Evropës Perëndimore, vlera e shitjes e të cilës mund të arrijë deri në 20 milionë euro.

Lexo Edhe:

Në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp të Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me prokuroren e Prokurorisë së Publike për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Maja Konevska, u theksua se më 18 dhjetor, Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz në kuadër të operacionit së bashku me shërbimit e policisë së Spanjës dhe Kolumbisë, ndërsa në koordinim me agjencinë amerikane kundër drogës DEA, zhvilloi operacion policor për arrestimin e anëtarëve të grupi i krimit të organizuar ndërkombëtar.

Qëllimi i operacionit ndërkombëtar, theksoi Spasovski, ishte shkatërrimi i grupit kriminel të organizuar dhe arrestimi ti personave të identifikuar si pjesë e rrjetit ndërkombëtar kriminal i përbërë prej bashkëpunëtorëve kriminelë nga Maqedonia Veriore, Spanja, Kolumbia, Belgjika dhe shtete të tjera.

Në ditën e kapjes së kokainës, më 18 dhjetor 2019, në operacion të njëkohshëm në Spanjë dhe Maqedoninë e Veriut, arrestimi i drejtuesit të grupit në vend u realizua menjëherë pas arrestimit së vëllait të tij dhe dy shtetasve spanjollë në Madrid nga ana e policisë kombëtare spanjolle, në momentin e kapjes së furgonit “Reno” me 700 kilogramë kokainë.

Karakteristikë e këtij grupi të krimit të organizuar është se komunikimi është zhvilluar në takime personale dhe të drejtpërdrejta midis anëtarëve edhe atë në Shkup, Madrid, Beograd, dhe Dubai, pastaj në Kankun (Meksikë) dhe Kartagjen (Kolumbi) dhe përmes komunikimit në internet me siguri të lartë.

Më 19 dhjetor të vitit 2019, Sektori për krim të organizuar dhe serioz deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parashtroi padi penale kundër dy personave edhe atë: V.B (54) nga Shkupi dhe gruas së tij S.S (59) nga Shkupi për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Prokurorja Konevska përkujtoi se më 19 dhjetor asaj iu dha urdhër të realizojë hetim kundër dy shtetasve të Maqedonisë të dyshuar se kanë ndërmarrë veprim të blerjes së paautorizuar për shkak të shitjes të kokainës. Ajo tha se kokaina ishte blerë në Kolumbi dhe u dërgua në Spanjë, dhe më pas u fsheh në një depo në Madrid derisa të gjinden blerësit.

Ajo paralajmëroi se do të realizojë takim koordinativ me të gjithë prokurorët e të gjitha vendeve nga e kanë origjinën kryerësit e veprave penale dhe ku janë ndërmarrë veprime për të kryer vepër, në të cilën do të shkëmbehen informacione, do të shqyrtohen dëshmitë që janë zbuluar gjatë bastisjeve me të cilat do të ndërmerret qëndrim në cilin drejtim do të lëviz hetimi mëtutje.

Në pyetjet e gazetarëve pse për të dyshuarën S.S është kërkuar masa paraburgim në tre baza, prokurorja Konevska mes tjerash sqaroi jo gjithmonë të gjithë pjesëmarrësit- kryerësit e veprës penale për të cilët ekziston dyshim janë kryerës të veprës, kanë rol të barabartë. .