Për herë të parë Thaçi thotë se s’është vetëm një adresë e vetme për formim të Qeverisë - Gazeta Express
string(86) "per-here-te-pare-thaci-thote-se-seshte-vetem-nje-adrese-e-vetme-per-formim-te-qeverise"

Për herë të parë Thaçi thotë se s’është vetëm një adresë e vetme për formim të Qeverisë

Gazeta Express

18/01/2020 13:17

Presidenti Hashim Thaçi për herë të parë ka dhënë shenja se Lëvizja Vetëvendosje s’është adresa e vetme për themelimin e Qeverisë së Kosovës. I pyetur se a do t’ia japë mandatin partisë së dytë, për herë të parë Thaçi thotë se s’është vetëm një adresë e vetme për formim të Qeverisë

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do shikojmë të gjitha mundësit e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike në përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit të qytetarëve por edhe të përgjegjësive kushtetuse dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë, dhe natyrisht jo vetëm të një adrese politike”, ka thënë Thaçi pas ceremonisë së shënimit të 21 vjetorit të largimit të shqiptarëve drejt Shqipërisë për shkak të luftës.

Lexo Edhe:

Presidenti Thaçi ka pasur edhe takim me liderin e VV’së, i cili ende s’e ka dërguar emrin për mandatim.

Albin Kurti ka thënë se posa të arrijë marrëveshje me LDK’së do ta çojë emrin e Kryeministrit për dekretim te Shefi i Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Ndryshe, mbrëmë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë. Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, sot kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.

Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”. Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e ka cilësuar si të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.  Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh