Për herë të parë, shkencëtarët arrijnë ta heqin virusin HIV


Gazeta Express
4 Korrik 2019 11:53

Në eksperimentin e fundit, shkencëtarët kanë arritur ta heqin virusin HIV nga trupi i një miu, shkruan medical News Today, transmeton Gazeta Express.

“Gjeni që bartë këtë virus, është hequr nga qelizat e trupit të minjëve”, tha Dr. Kamel Khalili, autor i këtij studimi.  Në këtë eskperiment, janë përdorur 2 metoda. Metoda e parë ka përfshirë terapinë antiretrovirale, dhe metoda e dytë përfshijnë heqjen e AND-së virale, duke përdorur një metodë modifikuese të gjeneve të quajtur CRISPE-Cas9.

“Kombinimi i këtyre dy metodave përbën një trajtim shumë premtues për shërimin e virusit HIV”, tha Dr. Khalili.

Sipas raportimeve, 36.9 milion njerëz janë duke jetuar me virusin HIV. Prej tyre 1.8 milion njerëz kanë marrë virusin nga një person tjetër. Ky lloj virusi përhapet kur një person bie në kontakt me ndonjë lëng të trupit të një personi të infektuar. Ky virus, në mënyrë progresive e dobëson sistemin imunitar duke i sulmuar qelizat e shëndetshme.

Njerëzit që e kanë viruis HIV, nëse nuk trajtohen janë në rrezik të zhvillojnë edhe AIDS-in, e cila është një formë më e avancuar e virusit.

Terapiae antiretrovirale, e përdorur në eksperimentin e fundit, është një kombinim  i tabletave për të ndaluar avancimin e HIV-it. Me anë të kësaj terapie, virusi nuk mund të hiqet komplet, ai vetëm bie në gjendje qetësie. Nëse një person ndalon së marruri këtë terapi, atëherë ekziston rreziku i kthimit të virusit në gjendje aktive.

“Studimi jonë është një hap më shumë drejt rrugës së mundimshme të gjetjes së nje kure për virusin HIV”, tha dr. Khalili. Në studimin e fundit shkencëtarët me anë të kombinimit të dy metodave, arritën ta heqin virusin HIV nga shumica e minjëve, që ishin përdorur për eksperiment. Brenda disa viteve, shkencëtarët pretendojnë të fillojnë ekperimente të tilla edhe në pacientë. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart