Për herë të parë nga janari, bien ndjeshëm çmimet e naftës
Gazeta Express
23/09/2022 22:48
Çmimet e naftës kanë rënë për rreth 5%, në
nivelin më të ulët për tetë muajt e fundit, përderisa dollari ka arritur fuqinë
më të madhe në dy dekadat e fundit.
Çmimet po bien mes frikës së inflacioni në rritje do t’i shtyjë ekonomitë e mëdha drejt një recesioni, kështu duke e shkaktuar uljen e kërkesës për naftë.
Sipas Reuters, çmimet e naftës së papërpunuar
në Teksasin Perëndimor kanë rënë në 78.4 dollarë, rreth 7% më pak se në
fillimjavë.
Rënia e naftës është shënuar për katër javët e
fundit radhazi, hera e parë që ndodh nga shtatori. /GazetaExpress