Për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës në QKUK - Gazeta Express
string(77) "per-here-te-pare-kryhet-operacioni-i-largimit-te-tumorit-te-hipofizes-ne-qkuk"

Për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës në QKUK

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 13:42

Në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

“Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Express.

Lexo Edhe:

“Operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore. Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.