Për herë të dytë në histori të Premierligës goli i parë i sezonit është autogol


Gazeta Express
9 Gusht 2019 23:40

Ka startuar Premierliga. Në ndeshjen hapëse për sezonin 2019/20, u përballen në “Anfield” Liverpooli dhe Norwich City.

Për 90 minuta u shënuan 5 gola, 4 në 45 minutat e pjesës së parë – që të gjithë për Liverpoolin, kurse në pjesën e dytë Norwichi gjeti rrjetën pas tri viteve mungesë në Premierligë.

Golin e parë në Premierligë për sezonin 2019/20 e realizoi në portën e tij, Grant Hanley.

Sipas “OptaJoe”, kjo është vetëm hera e dytë në histori të Premierligës, që goli i parë i sezonit është autogol – tjetri ka qenë në sezonin 2015/16 (Kyle Walker, për Spurs vs Manchester United). /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart