“Për faturën e dritave vijnë të parët, për të na ndihmuar askush nuk u kujtua” - Gazeta Express
string(75) "per-faturen-e-dritave-vijne-te-paret-per-te-na-ndihmuar-askush-nuk-u-kujtua"

“Për faturën e dritave vijnë të parët, për të na ndihmuar askush nuk u kujtua”

Gazeta Express

15/12/2019 13:00

“Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras, si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria. Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës”.

Kështu shkruan Partia Demokrati në një postim në rrjetet sociale, teksa tregon me video historinë e një familje të lënë në harresë tre javë pas tërmetit.

Lexo Edhe:

PD përcjell historinë e Lindita Bashës, banorë në Fushë- Mamurras. Gruaja jeton prej 3 javësh në një çadër plastmasi dhe thotë se askush nuk ka ardhur që t’ja shohë banesën, ndërsa ndihma nuk ka patur fare për të.

 “Unë quhem Lindita Basha. Jam veti i 4. Ndihma me zor kam marrë nja 4 pako të vogla atë ditë që janë shpërndarë. thashë “a kam emër?” “S’ke” më thanë. Por unë jam banore e Fushë Mamurrasit. si nuk kam emër unë? Për dritat vijnë të parët tek unë, për ndihma asnjëri. Edi Rama pa nja 4-5 shtëpi, çoi ndihma. Tek unë nuk erdhi njeri me thënë a je gjallë, a je vdek? Asnjëri nuk ka ardhur, as komisioni verifikimit. Brenda nuk rrihet. Kam frikë minutë pas minutë bie tavani poshtë. Kam vënë një hekur që të mos u bjerë fëmijëve. Iku jeta jonë. Vetëm tek unë nuk ka ardhur unë. Unë asnjë nuk e kam marrë. Unë për vete kam mbaruar… vetëm se rri në këmbë”, tha gruaja./Express