Për dy ditë në Klinikën Infektive vdiqën 6 persona nga koronavirusi - Gazeta Express
string(67) "per-dy-dite-ne-kliniken-infektive-vdiqen-6-persona-nga-koronavirusi"

Për dy ditë në Klinikën Infektive vdiqën 6 persona nga koronavirusi

Gazeta Express

27/06/2020 12:35

Brenda dy ditësh në vendin tonë kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi, përderisa mbrëmë u konfirmuan edhe 62 raste të reja Covid-19.

Raporti i fundit i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në  Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e  hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Lexo Edhe:

E mëngjesin e sotëm ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949  nga Suhareka,  i cili ishte  pranuar në Njesinë Intensive në objektin e  Mjekesisë me  datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Po ashtu dje  ka vdekur pacienti me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19. Pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit si dhe pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, të cilët veç infeksionit me Covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në  Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë “, njofton raporti i sotëm i SHSKUK-së.

Aktualisht numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkruar në 2,494 raste, kemi 1,307 persona të shëruar, 1,143 raste aktive dhe 47 të vdekur.