Për dallim nga bizneset, qytetarët i mirëpresin vendimet e Qeverisë - Gazeta Express
string(66) "per-dallim-nga-bizneset-qytetaret-i-mirepresin-vendimet-e-qeverise"

Gazeta Express

06/07/2020 13:16

Për dallim nga bizneset, qytetarët i mirëpresin vendimet e Qeverisë

Gazeta Express

06/07/2020 13:16

Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19, po mirëpriten nga qytetarët

Ndër masat që ka ndërmarrë kjo Qeveri, është rikthimi i kufizimit të lëvizjeve për qytetarët dhe mbyllja e gastronomisë që nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Lexo Edhe:

Beqë Hulaj nga Deçani po konsideron se vendimi i mbylljes së gastronomisë është marrë në të mirë të qytetarëve por që është dashur një konsultim më i gjerë me ekspertë të kësaj fushe.

“Këto masa që janë marrë i shoh shumë me rregull për arsye se kjo pandemi përhapet ku ka më shumë njerëz, të cilët po qëndrojnë nëpër lokale. Besoj se këto masa duhet të respektohen dhe pastaj duhet të rishikohen nëse ka nevojë me ndërmarrë edhe masa tjera sipas nevojës, mirëpo duke i analizuar gjëra e jo duke marrë masa pa i analizuar ato”, tha ai, teksa tha se duhet të formohet një ekip që profesional sesi të veprohet më tutje.

E kufizimet nuk po pëlqehen aq shumë nga Hulaj. Thotë se me kufizimi i lëvizjes do të jetë dëm i madh për ekonominë.

“Unë nuk mendoj që duhet të kufizohen lëvizjet për arsye se është një dëm i madh për ekonominë tonë mirëpo duhet të rishikohen se cilat masa duhet të ndërmerren në këtë fazë. Gastronomia duhet të kufizohen, tubimet në masë të kufizohen dhe testimet të bëhen sa më shumë”, tha ai.

Këto kufizime për studentin Adnan Berisha nga Klina është dashtë të merren më herët, për shkak siç thotë ai se virusi po përhapet me të madhe.

“Duke i referuar kohës që po ndodh në Kosovë dhe shtimit të rasteve me COVID-19, po mendoj se këto masa është dashtë të merren edhe më herët. Këto masa duhet të jenë aktive sepse virusi është duke u përhapur në masë të madhe. Jo, pasi që gjatë tërë ditës kemi hapësirë ne si studentë dhe pas kësaj kohe po mendoj që është kohë ideale për t’i kryer punët tona si studentë”, tha ai./EO