Për çfarë e morën në pyetje, Time Kadriaj flet për intervistën në Hagë


Gazeta Express
18 Shtator 2019 16:04

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj për rreth katër orë ka qëndruar në zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë ku është intervistuar nga prokurorë të Dhomave të Specializuara

Pas intervistimit Kadrijaj ka thënë se ajo vetëm është marrë në pyetje për veprimtarinë e saj gjatë luftës dhe shërbimin e saj si mjeke.

Kadrijaj më tutje ka thënë se veprimtaria e saj gjatë luftës ka qenë si mjeke në zonën e Dukagjinit dhe se ajo ka qenë në shërbim të popullatës në atë kohë.

Ndonëse gjatë intervistimit Kadrijaj ka pasur edhe një avokat ajo ka thënë se nuk pret më që të ftohet për intervistim.

Te fundit


Kthehu lart