Për 6 orë regjistrohen 40 vatra zjarri në Kosovë, 15 janë aktive – Kërkohet ndërhyrje ajrore nga KFOR’i - Gazeta Express
string(99) "per-6-ore-regjistrohen-40-vatra-zjarri-ne-kosove-15-jane-aktive-kerkohet-nderhyrje-ajrore-nga-kfori"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 22:09

Për 6 orë regjistrohen 40 vatra zjarri në Kosovë, 15 janë aktive – Kërkohet ndërhyrje ajrore nga KFOR’i

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 22:09

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se brenda vetëm gjashtë orësh, nga ora 14:00 deri në 20:00, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri. Në njoftim bëhet e ditur se 15 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar.

Nga Agjencia shtohet edhe se, situata më kritike është në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar njësitë e zjarrfikësve nga Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica, ndërkohë që është kërkuar edhe ndërhyrje ajrore nga KFOR-i.

Njoftimi:

PËRDITËSIM I RAPORTIT PËR SITUATËN ME ZJARRE

Periudha raportuese: 14:00 – 20:00

Prishtinë, 09 gusht 2025

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri në vend. Prej tyre, pesëmbëdhjetë (15) vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa njëzet e pesë (25) janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Menaxhimi i situatës po bëhet  në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve.