“Për 38 vjet nuk i tregova askujt që isha e verbër”: Nëna e katër fëmijëve tregon se i kishte “mashtruar” të gjithë, prindërit dhe burrin e saj!


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 9:08

Kur fshehim një të vërtetë për një kohë të gjatë, vjen një pikë kur ne e kemi edhe më të vështirë për të bërë një gjë të tillë – edhe pse ndoshta nuk kemi zgjidhje tjetër.

Kjo është një arsye pse Zena Cooper nga Ammanford, South Wales, nuk arriti t’i tregojë askujt që ishte e verbër, derisa ajo ishte gati 40 vjeçe.

Edhe pse duket një histori gati e pa mundur, Zena, 42 vjeç, një nënë e katër fëmijëve me një diplomë master, e cila punon si këshilltare në shkollë, jetoi me aq “përpikëri” pas humbjes së shikimit – shkaktuar nga zhvendosja e lenteve në sytë e saj – për gati katër dekada sa që as prindërit e saj nuk kishin dijeni për vështirën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo zhvilloi strategji të tilla sa që ishte në gjendje të mashtronte të gjithë, duke memorizuar rrugët e njohura, duke shfrytëzuar kujtesën e saj jashtëzakonisht interesante dhe duke mësuar se ku lakohen rrugët dhe ku gjenden trotuaret.

“Unë kam jetuar në një gjendje të mbikëqyrjes së përhershme”, pranon ajo tani. “Unë gjithmonë isha duke planifikuar gjërat përpara, duke numëruar hapa, duke mësuar përmendësh ndjenjën e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe duke zhvilluar kujtesën time dëgjimore”.

Hera e parë kur ajo e kishte kuptuar se vërtet diçka nuk ishte në rregull ishte kur iu kërkua të ngjyroste një ketër.

Për dallim nga shokët e saj të klasës, të cilët zgjodhën kafe të kuqërremtë, Zena përdori vjollcën dhe u qortua për përdorimin e ngjyrës “së gabuar”, ashtu edhe për shkrimin e saj të parregullt.

“Kur isha vajzë, nuk e kuptoja se isha ndryshe. Mendova se të gjithë i shihnin njerëzit si në mjegull; se ata, ashtu si unë, identifikuan ushqimin duke e nuhatur atë dhe ndjenin rrobat e tyre kur visheshin”.

“Me kalimin e viteve, ju ndjeheni si mashtrues në një botë me shikime, por është tepër vonë për t’u thënë njerëzve që jeni të verbër”.

“Por kisha frikë nga skepticizmi. Shumë njerëz mendojnë se të verbrit shohin vetëm errësirë, por 90 për qind prej nesh kanë një perceptim të dritës”.

“Kishte edhe siklet. A do të më trajtonin njerëzit ndryshe? A do të ishin ofenduar që nuk u kisha thënë? Ajo që kisha frikë më së shumti ishte keqardhja e tyre”.

Megjithatë, ka shumë për tu admiruar për Zenan: aftësinë e saj, energjinë e saj; mënyrën mahnitëse me të cilin ajo përshkruan gjendjen e saj dhe humorin e mirë me të cilin e kapërcen atë.

Madje, nëse e takon atë – një grua e gjatë me një lumë me flokë të errët dhe me një mënyrë të ngrohtë – do të harronit se ajo është e verbër.

Te fundit


Kthehu lart