Pensionohet lojtari i futsallit, Getart Hyseni - Gazeta Express
string(45) "pensionohet-lojtari-i-futsallit-getart-hyseni"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 21:39

Pensionohet lojtari i futsallit, Getart Hyseni

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 21:39

Getart Hyseni ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë dhe mos ta vazhdojë më karrierën e tij në futbollin e vogël, apo siç njihet ndryshe futsall

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

E duket se për këtë vendim rol të madh ka luajtur një lëndim që ai e ka pësuar sezonin që lamë pas.

Kujtojmë së Getarti ka luajtur për disa klube si; FC Prishtina, FC Prishtina 01, Besa e Pejës, FC Dreni FC Graniti dhe FC Prishtina 038.

Hyseni po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në futsall për disa vite.

Ai konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të afërt me bashkëlojtarët dhe një profesionist i mirë i lojës së tij.

Ai pati disa suksese të tij gjatë karrierës dhe për këtë ka bërë një falënderim të gjatë në faqen e tij në Facebook. /GazetaExpress/