Mbi 90% e ambasadorëve të propozuar janë diplomatë me karrierë, gjegjësisht të punësuar profesional në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në Forumin Rajonal të Antikorrupsionit SELDI, njofton Portalb.mk.
Ai shtoi se profesionalizimi i ambasadorëve ka qenë një ndër përkushtimet e tija të para kur është bërë president dhe një ndër parimet në të cilat ka insistuar në konsultimet e tija të para me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Përpara se të dërgohet ambasadorët e ardhshëm, duhet që të kryhen disa procedura dhe ata gjithashtu duhet ta prezantojnë programin e tyre përpara komisionit përkatës kuvendor.
“Dhe më tej do të kërkohet konfirmim prej shteteve në të cilat do t’i dërgojmë. Këtu ka një afat kohor, të cilën une e përmenda më herët, dhe dua edhe tani ta theksoj. Po afrohen zgjedhjet, më 3 janar vjen qeveria teknike, dhe shumë e rëndësishme është shpërndarja e kuvendit dhe mendoj se ajo do të ndodh më 11,12 prill. Pas asaj date nuk mundeni të punësoni, avanconi, qoftë nëpunës administrativ shtetëror, ose të dërgoni ambasadorë”, theksoi Pendarovski.