Pendarovski: Po bëhen përpjekje e fundit, vendi jonë i gatshëm për gjithë kapitujt


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 16:13

Krerët shtetëror po bëjnë përpjekjet e fundit për të bindur vendet anëtare të BE-së që Maqedonia e Veriut të marr datën për negociata. Presidenti, Stevo Pendarovski thotë se vendi duhet shpërblyer për arritjet, duke shtuar trupat negociues janë të gatshëm për të punuar në çdo kapitull.

“Po bëhen përpjekjet e fundit për formulimet që do të përdoren. Tani për tani nuk mund të them se kërkesa jonë për fillimin e negociatave para aderuese do të hidhet poshtë. Kryeministri Zaev, ministrat Osmani dhe Dimitrov, por edhe ne përfshi dhe mua, lobojmë deri në fund që të fitojmë formulim i cili do t’i vlerësojë sinqerisht përpjekjet tona të bëra se fundi e që dihen shumë mirë- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski shton se mos marrja e datës nuk cenon sigurinë e vendit dhe të rajonit pasi nuk ekzistojnë indikacione të kësaj natyre.


Te fundit


Kthehu lart