Pendarovski: Jemi të zhgënjyer nga BE-ja për mos dhënien e datës së negociatave


Gazeta Express
10 Korrik 2019 17:10

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se ndjehet i zhgënjyer me BE-në për shkak të mos-dhënies së datës për çeljen e negociatave, megjithatë shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet integruese në shtator.

“Ne na kanë bindur zyrtarët më të lartë gjermanë se është vetëm një vonesë teknike në proces dhe ne e pranojmë atë dhe ne do të presim për vendimin e shtatorit të Bundestagut gjerman dhe tetorit të të gjithë Bashkimit Evropian. Megjithatë, shtrohet pyetja – çka nëse, ndërkohë, një tjetër Kuvend, për arsye teknike, vonon procesin, sepse atje keni vendosje me parim  të konsensusit” deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.

Në një intervistë për televizionin N1, Pendarovski ka komentuar edhe ndërrimin e pushtetit në Greqi. Ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim sa i përket Marrëveshjes së Prespës, por pret qëndrim më të ngurrtë lidhur me zbatimin e Paktit.

“Pres ndoshta qëndrim pak më të ngurrtë në zbatimin e marrëveshjes . Pra, për të sqaruar nuk presim pengesa nga qeveria e re greke, tashmë në tetor, kur gjoja duhet të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave. Por sigurisht unë pres për shkak të qëndrimit të tyre të njohur politik më parë që në negociatat për kapitujt e ndryshëm do të kërkohet zbatim i përpiktë i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, veçanërisht në pjesën e markave tregtare” tha Stevo Pendarovski, shkruan mes tjerash Alsat.

Në dy ditët e kaluara presidenti Pendarovski mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Sarajevë ku u takua me zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart