Pendarovski hoqi dorë nga privilegjet e pas përfundimit të mandatit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

22/09/2019 17:22

Pendarovski hoqi dorë nga privilegjet e pas përfundimit të mandatit

Ballina

Gazeta Express

22/09/2019 17:22

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk do t’i shfrytëzojë privilegjet të cilat i takojnë me Ligj pasi ta përfundojë mandatin e presidentit.

Për Televizionin “TV24”, nga Kabineti i Pendarovskit kanë deklaruar se ai ka hequr dorë nga e drejta për shfrytëzim të Kabinetit të bashkëpunëtorëve dhe pensionit presidencial të përjetshëm.

“Pas skadimit të mandatit, presidenti konsideron se do të duhej t’i siguroheshin hapësira në ndonjë institucion shtetëror, ku si ish president do të mund të zhvillonte aktivitetet protokollare”, thanë nga Presidenca e RMV-së.