Pendarovski: Është e kotë të flitet për pretendimet e Akademisë bullgare - Gazeta Express
string(71) "pendarovski-eshte-e-kote-te-flitet-per-pretendimet-e-akademise-bullgare"

Gazeta Express

13/12/2019 13:34

Pendarovski: Është e kotë të flitet për pretendimet e Akademisë bullgare

Gazeta Express

13/12/2019 13:34

Qëndrimi i akademikëve bullgarë se nuk ekziston gjuha maqedonase është anakronik për shekullin 20 dhe shekullin 21 në të cilin jetojmë, deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagimin e Akademisë bullgare të shkencave (ABSH) ndaj Kartës për gjuhën maqedonase të ASHAM-it.

“Gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas janë fakt. Gjuha maqedonase është fakt lingustik me dekada dhe dekada prapa dhe jo është vërtetuar edhe në nivel ndërkombëtar. mendoj se është e kotë të bisedojmë për diçka që është fakt i gjallë, fakt i njohur që e dinë të gjithë, jo vetëm tek ne dhe jo vetëm tek ata, e dinë në tërë botën”, deklaroi Pendarovski në margjina të Forumit rajonal të antikorrupsionit SELDI në Shkup.

Lexo Edhe:

Ai potencoi se edhe Marrëveshja e Prespës i referohet Konventës së KB-së të vitit 1979 në të cilën gjuha maqedonase është caktuar si një nga gjuhët në grupin e gjuhëve sllave dhe është e njohur ndërkombëtarisht.