Pendarovski e ndau mandatin dhe iku, Zaev beson se do të formojë Qeveri e nuk do ta ketë fatin e Gruevskit - Gazeta Express
string(105) "pendarovski-e-ndau-mandatin-dhe-iku-zaev-beson-se-do-te-formoje-qeveri-e-nuk-do-ta-kete-fatin-e-gruevskit"

Pendarovski e ndau mandatin dhe iku, Zaev beson se do të formojë Qeveri e nuk do ta ketë fatin e Gruevskit

Gazeta Express

13/08/2020 15:27

Ende nuk dihet se cila është shumica e re parlamentare. Në Kuvend ende nuk është zgjedhur kryetari i ri. E krahas kësaj, Presidenti Stevo Pendarovski mandatoi drejtuesin e kolicionit “Mundemi”, Zoran Zaev, për formim të Qeverisë.

“Në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alinea e parë dhe në përputhje me nenin 90, paragrafi 1 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe propozimi i koalicionit “Mundemi” për mandator për formim të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përcaktoj Zoran Zaevin, Kryetarin e LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Lexo Edhe:

Kjo ishte e gjitha çfarë tha Pendarovski. Ia dha Zaevit mandatin dhe si asnjëherë më parë, pasi Zaev mbaroi fjalën e tij, Pendarovski iku nga pyetjet e gazetarëve, duke e lënë kreun socialdemokrat të përgjigjet për gjithçka. Detaji ka qenë i madh këto ditë, sidomos mes Presidentit Pendarovski dhe kyeparlamentarit në largim Talat Xhaferi, nëse mund ose jo të ndahet mandati për formim të qeverisë pa e ditur saktë se cila parti, ose koalicion, e ka shumicën parlamentare dhe se kush është kryetari i ri i kuvendit.

E ndoshta pikërisht për shkak të këtij debati, në fjalën e tij Zaev e theksoi se e ka për nder dhe përgjegjësi që mandatin po e merr në pajtim me Kushtetutën. Madje tha se nuk është e domosdoshme që Kryetari i Kuvendit të informojë deputetët sepse këta të fundit informohen edhe përmes mediave se kush po e merr mandatin.

“Kryesuesi i Kuvendit Talat Xhaferi ka qëndrimin e tij se në afat prej 3 ditësh nga ndarja e mandatit, Kryetari i Kuvendit duhet ti informojë deputetët. Deputetët sot do ta dinë përmes ju mediave se mandati është ndarë, nëse ka Kryetar ai informon, nëse nuk ka, nuk shoh se kjo dispozitë dhe moszbatimi i saj që është në Rregullore, se është diçka…do të thoja…e keqe, nëse nuk zbatohet. Nuk ekziston kryetar i Kuvendit për momentin dhe ai nuk mund ta implementojë dispozitën, duke i informuar deputetët se Zoran Zaev ka marrë mandat nga Presidenti Pendarovski”, deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga sot në afat prej 20 ditësh, Zaev tha se ka për detyrë për krijim të programit dhe kuadrove që do të votohen në Kuvend për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar të një qeverie stabile, që do të kujdeset për të gjithë, e zhveshur nga nacionalizmat. 

 “Që është e gatshme të punojë, të shërbejë, që do të kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi etnik ose çfarëdolloj nacionalizmash”, u shpreh Zoran Zaev, mandatar – Koalicioni “Mundemi”.

E krahas këtyre zotimeve, kreu socialdemokrat ende nuk tregon se me cilën parti ose koalicione i ka arritur 61 deputetët që do ta votonin qeverinë “Zaev 2”. Personalisht pret që qeveria do të formohet më shpejt se sa 20 ditë dhe se nuk do ta ketë fatin që pati Gruevski në 2016-tën kur nuk mundi të formojë qeveri.

 “Kishim ne situatë në 2016-2017 kur mandator ishte Gruevski, që nuk pati sukses për 20 ditë të formojë qeveri, Kushtetuta është e qartë se afati skadon dhe mandati kthehet. Shansin atëherë e mora unë si lider i koalicionit të dytë më të madh, me dy deputetë më pak, dhe kisha sukses të formoj qeveri, dallimi është se tani unë do të arrij të formoj qeveri”, tha Zaev, mandatar – Koalicioni “Mundemi”.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e Qeverisë.tv21