Eksperti i gjuhës jo verbale Ksenofon Ilia i ftuar në Fun Club Big Brother VIP shpjegoi se çfarë tregon gjuha e trupit e Teas kundrejt Luizit.
Ai shprehet se Tea ka një pëlqim për Luizin, bazuar në veprimet e saj, ndërsa lë të hapur diskutimin se ditët do e tregojnë nëse kjo është lojë nga ana e saj apo tërheqje e sinqertë, pasi artisti është një prej konkurrentëve më të fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ksenofon Ilia: Po të shikoni sytë e vajzës shkëlqejnë dhe zmadhohen në mënyrë të atillë duke i dhënë pëlqyeshmërinë e saj djalit. Në fotografi shprehet hapur, hapja e krahëve tregon një shfaqje të hapur pëlqimi, sytë, buzëqeshja, bebëzat tregojnë se ka një pëlqim të hapur të pa bërtitur, me gjuhën e trupit tregon se ka pëlqim. Ajo e bën me nën vetëdije dhe e shfaq atë, shikimi i saj është i çiltër, e shikon në dritë të syrit. Luan apo nuk luan do e shikojmë më vonë. Kur kemi dy njerëz të dashuruar ata mjaftojnë dhe ecin me të njëjtin ritëm, mund të kemi dhe qasje të atij ndaj saj. Përkulja e qafës në njërin krah tregon përulësi. Dora në xhep, nëse është bërë jashtë fotoja, mund të jetë ftohtë, njerëzit kur i kanë duart në xhep tregojnë se nuk duan të flasin shumë, në këtë kuadër duhet parë se si dhe kur në ç’ rrethana i bëjnë këto veprime, nuk mund të gjykojmë vetëm me një foto.
Ardit Çuni: A mund të aktrojë njeriu?
Ksenofon Ilia: Mund të bien pre edhe të aktrimit të tyre, ata janë lojtarë.
Ardit Çuni: Nuk e kam akoma të qartë por di të them që duket se ka filluar të ketë një farë pëlqimi.
Ksenofon Ilia: Ditët në vazhdim do e tregojnë nëse po luajnë apo jo, por kemi një shfaqje simpatie.
Kujtojmë se deklarata e Luizit “po të mos ishte Kiara, do isha çift me Tean”, dhe shikimet e Teas drejt tij kanë shkaktuar diskutime të shumta në rrjet nëse mes tyre mund të lindë më shumë se shoqëri.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...