Peles i përmirësohet shëndeti - Gazeta Express
string(29) "peles-i-permiresohet-shendeti"

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 8:39

Peles i përmirësohet shëndeti

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 8:39

Pele është duke luftuar kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapive

Mjeku i Peles ka thënë se shëndeti i Peles është duke u përmirësuar derisa ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital.

Këto komente mjeku i tij i ka bërë gjatë ditës së marte.

82 vjeçari Pele, u hospitalizua për një javë për t’u trajtuar nga infeksioni në organet respiratorë shkaku i Covid-19. Ai pritet të largohet nga spitali atëherë kur të shërohet plotësisht nga infeksioni.

“Ai ka shenja vitale për jetë, është i vetëdijshëm dhe nuk ka komplikime të tjera”, kanë thënë mjekët e Albert Einstein në një deklaratë.

Pele, tri herë fitues i Botërorit, po ashtu është duke luftuar me kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapisë.

Në Katar, imazhi i Peles si i ri dhe duke ngritur trofeun për Kombëtaren e Brazilit është paraqitur në bluza, flamuj të tifozëve brazilian që u mblodhën përsëri për ndeshjen e Botërorit kundër Koresë së Jugut.

Pele ka thënë që ai do ta shikojë ndeshjen nga spitali. Brazili fitoi 4-1 dhe arriti çerekfinalen. /GazetaExpress/