Pelenat e reja do t’ua lehtësojnë nënave punën


Gazeta Express
19 Korrik 2019 11:58

Një kompani e prodhimit të pelenave, ka zhvilluar një lloj senzori, i cili do të tregojë se është koha për ta ndërruar foshnjën, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Produkti i ri do të dalë në treg së bashku me senzorët dhe i pajisur me internet për tu lidhur me një monitor. Ky produkt do të jetë i çasshëm në iPhone dhe Android.

Ky produkt i ri gjithashtu do të jetë i aftë të monitorojë temperaturën e trupit dhe ambientit si dhe lagështinë e ajrit, në të cilën qëndron foshnja. Qëllimi i këtij zbulimi është të monitorojë këta parametra dhe t’i regjistrojë ato për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të foshnjës.

Pelenat e reja priten të dalin në treg këtë vit. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart