Pejë: Arrestohet një person pasi kanosi një vajzë përmes Facebook-ut


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:54

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se kanë arrestuar një person në Pejë pasi që për shkaqe të panjohura i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse viktimës, raporton Gazeta Express.

Sipas viktimës, ajo edhe më parë ishte kanosur nga i dyshuari, por e njëjta nuk e kishte raportuar rastin.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili përmes rrjetit social Facebook për shkaqe ende të panjohura i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kanosëse viktimës femër K/Shqiptare. Sipas viktimës ajo edhe më parë ishte kanosur nga i dyshuari, por e njëjta nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart