Pejanët s’do të paguajnë për të hyrë në Rugovë


Gazeta Express
29 Prill 2019 22:17

Përkundër protestave dhe kundërshtimeve të shumta që janë bërë për laurën në hyrje të Grykës së Rugovës, ajo shumë shpejt do të vendoset.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se kjo do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e asaj pjese, raporton KTV.

Por, pejanët s’do të paguajnë për të hyrë në Rugovë.

Megjithatë banorët e Komunës së Pejës vazhdojnë të jenë kundër vendosjes së saj.

Ata thonë se për këtë gjë nuk ka pasur as dëgjim publik por nëse tentohet të vendoset përsëri ata nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Drejtor i OJQ-së, Syri i Vizionit, Veton Mujaj, thotë se përveç që është kundër vendosjes së kësaj laure, askush nuk e di saktë qëllimin e saj.

E zëdhënësi i Komunës së Pejës, Durim Sheremeti ka thënë se nëse qytetaret janë kundër vendosjes së laurës atëherë komuna i përkrah.

Në herën e parë kur ishte tentuar të vendoset Laura, qytetarët e Pejës në shenjë proteste patën djegur materialin ndërtimor.

Te fundit


Kthehu lart