Rami Hadar nuk është më trajner i klubit të basketbollit Peja.
Verdhezinjtë kanë njoftuar se trajneri i deritashëm ka ofruar dorëheqje, shkruan “Gazeta Express”.
Hadar, njëkohësisht edhe selektor i Kosovës në basketboll e udhëhoqi Pejën drejt sukseseve, ndërsa ky ishte sezoni i tretë që e nisi me klubin nga Rrafshi i Dukagjinit.
Së fundmi, ai e paralajmëroi largimin pasi u ndie i dëmtuar nga gjyqtarët.
Nuk përjashtohet mundësia që Hadar të largohet edhe nga drejtimi i Kombëtares së Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit pejan. /Gazeta Express/