Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë - Gazeta Express
string(104) "peci-rrezimi-i-osmanit-eshte-skenar-i-serbise-pas-ohrit-beogradi-do-destabilitet-institucional-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2023 23:30

Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

31/03/2023 23:30

Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci ka thënë se nuk ka informacione se Gjykata Kushtetuese mund ta ketë marrë një vendim për rastin e ish-deputetit, Veton Berisha.

Ai ka thënë se i gjithë ky debat është një skenar që mund të nxitet nga Serbia për ta krijuar një destabilitet institucional në Kosovë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Serbia është në ngërç ngase, sipas tij, nuk po gjen alternativë për të mos e zbatuar marrëveshjen e dakorduar në Ohër. Peci beson se këtij skenari i janë bashkuar edhe akterë të brendshëm, pa dhënë informacione se kush janë atë.

Megjithatë, ai ka thënë se opozita është e interesuar ta rrëzojë qeverinë aktuale.

“Me këtë skenar synohet të krijohet një destabilitet institucional në Kosovë dhe lidhet me marrëveshjen e fundit në Ohër. Kjo marrëveshje nuk është e shkëlqyer, sic tha Kryeministri, por Beogradi zyrtar është në një ngërç. Ky skenar mund të vijë edhe nga jashtë Kosovës. E thashë, atje ekziston një ngërç i madh në Serbi. Nuk ka vullnet te pala serbe që të zbatohet kjo marrëveshje”, ka deklaruar Peci në “DPT te Fidan Jupolli”.

Megjithatë, sipas Pecit, ky është një diskutim i parakohshëm.

“Nga ifnformacionet që unë i kam, nuk ka një vendim për rastin në fjalë. Por megjithatë, se akterët jashtë Kosovës, kanë kalkuluar që ky mund të jetë një skenar për rrëzimin e Vjosa Osmanit dhe insitutcioneve të tjera”, ka thënë tutje ai.

Peci ka insistuar që Vjosa Osmani do të jetë përsëri presidente edhe nëse ajo rrëzohet si shkelëse e Kushtetutës.

“Ajo s’ka bërë asgjë gabim, nuk e ka shkelur Kushtetutën”, ka thënë Peci, duke deklaruar se në rast të zgjedhjeve në afat të shpejt, Guxo mund të shkojë sërish në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. /GazetaExpress

Emisioni KËTU.