Peci: Qeveria e Kosovës online për LVV-në, offline për LDK-në - Gazeta Express
string(53) "peci-qeveria-e-kosoves-online-per-lvv-offline-per-ldk"

Peci: Qeveria e Kosovës online për LVV-në, offline për LDK-në

Gazeta Express

03/04/2020 16:01

Ish-ambasadori i Kosovës dhe themeluesi i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit që janë karakterizuar me punësimet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër bordet e kompanive publike, raporton Gazeta Express.

Peci ka thënë se aktualisht Qeveria e Kosovës është duke funksionuar vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje derisa thotë për partinë e Isa Mustafës, Qeveria është ‘offline’.

Lexo Edhe:

“Qeveria Kosoves po funksionon online për VV-në dhe offline për LDK-në ne marrjen e shume vendimeve duke perfshire edhe ato per emerimet ne borde”, ka shkruar Peci.

Ai ka thënë se në krahasim me qeveritë e kaluara që emërime të tilla i kanë bërë fshehtas publikut, Lëvizja Vetëvendosje emërimet e anëtarëve nëpër borde po i bën publikisht.

“Ne krahasim me qeverite e kaluara qe kryesisht i emerojshin anetaret e bordeve te kompanive publike me nje celes partiak te padukshem per publikun, kjo e tanishmja nuk ka ndonje dallim te madh, perpos qe VV po i emeron krejte te vetet”, ka theksuar Peci.

Ai thotë se veprime të tilla të qeverisë së Albin Kurtit kanë rrëzuar dukshëm kredibilitetin, duke qenë se Vetëvendosja kishte premtuar se nuk do të jenë sikur të tjerët.

“Mund te thoni çfare te doni, por me kete u humb ndjeshem kredibiliteti ne raport me ate se cfare eshte proklamuar nga VV ne zgjedhje dhe se nuk do te jeni si te tjeret”, thekson Peci.

Peci thotë se nëse do të vazhdojë një praktikë e tillë nga Lëvizja Vetëvendojse, shumë shpejt do t’i rrëzohet përtokë besueshmëria.

“Nese VV vazhdon keshtu edhe ne te ardhmen, do e humbe me shpejtesi eksponenciale ate kredibilitet te fituar per kohe te gjate sa ishte ne opozite. Sa me larte ngriten pritjet, aq me i thelle do te jete deshperimi nese ato thyhen”, ka theksuar ai.

Në fund Peci ka thënë se mbase është harruar thënia se “për ta parë dikë se çfarë është në të vërtetë, atëherë jepi pushtet dhe para”.

“Ky eshte nje mesim per te gjithe se kredibiliteti ne qeverisje kur dikush eshte ne opozite shume lehte shnderrohet ne iluzion. Kredibiliteti matet atehere dhe vetem atehere kur nje parti te jete ne pozite, dhe sidomos kur udheheqe me qeverine.

Por, po duket se i kemi harruar te vjetrit kur thojshin se per me e pa dikend se cfare eshte, jepi pushtet apo para”, ka përfunduar ish-ambasadori. /GazetaExpress/