Pecetat menstruale në Maqedoni janë luks, 15% e vajzave përdorin gazeta në vend të pecetave


Gazeta Express
18 Korrik 2019 14:44

15% e vajzave në RMV përdorin gazeta në vend të pecetave higjienike gjatë kohës së ciklit menstrual, përshkak të çmimit të papërballueshëm të gjërave higjienike, ka treguar hulumtimi i ri i lidhjes së Gazetarëve për ndryshim dhe Institutit për shëndet publik.

Hulumtimi është kryer në prill të vitit të kaluar, në Shkup, Veles dhe Kumanovë, ku kanë marrë pjesë rreth 800 të anketuar të moshës nga 14-45 vjet.

Maqedonia e Veriut renditet lartë në listën e vendeve të cilat nuk menaxhojnë dot higjienën menstruale, thotë Natasha Dokovska nga Gazetarët për ndryshim.

Shkaku i kësaj janë kushtet  që nuk lejojnë të menaxhojnë me higjienën personale në shkollë/ vend pune për shkak të çmimit të papërballueshëm të pecetave higjienike.

Në Maqedoni vetëm në një shkollë private, në Veles ekzistojnë kushte/ totalet për higjienë menstruale, ndërsa në asnjë shkollë tjetër nuk posedojnë kushte për higjienë të tillë, si letër tualeti, sapun, ujë por as vende të dizajnuara për tu përballur me problemin, e as vende të posaçme se ku të hidhen pecetat e përdorura.

Në pyetjen se a keni kushte për të mirëmbajtur higjienën menstruale në shkollë/punë, 90% e të anketuarave janë përgjigjur se nuk kanë, derisa vetëm 10% janë përgjigjur pozitivisht.

Ajo që ka qenë më shqetësuese, ishte gjatë pyetjes se a mungoni në punë/shkollë gjatë periodave.

90% e të anketuarve nga vendet rurale janë përgjigjur se mungojnë në shkollë/punë gjatë kohës se periodave derisa të anketuarat e vendeve urbane 75% kanë thënë se mund tët mungojnë në shkollë/punë për rreth 2/3 ditë.

Në pyetjen se çfarë përdorni gjatë periodave “ Me çfarë mjete higjienike shërbeheni gjatë periodave?”, më shumë se 80% janë përgjigjur se përdorin peceta, 5% tamponë, ndërsa 15% janë përgjigjur se nuk përdorin asnjë mjet higjienik, gjegjësisht shërbehen me çfarë të munden, me peceta të tekstilit që i bëjnë vet apo ndonjë gazetë.

Për gotat menstruale janë përgjigjur vetë tri të anketuara se kanë dëgjuar për to por nuk i kanë përdorur asnjëherë, ndërsa 65% prej tyre janë përgjigjur se do të kishin përdorur të njëjtën pecetë disa herë.

Një numër i madh i tyre mendojnë se një pecetë e vetme mund të përballohet, ndërsa 30% prej tyre kanë thënë se do të kishin përdorur një pecetë disa herë për të ruajtur ndotjen e ambientit./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart